English

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për Butrintin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për shyqrtim në Kuvend  ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

- Advertisement -

Diskutimi në Komisionin e Ekonomisë këtë të martë, u shoqërua me debate midis përfaqësueve të mazhorancës dhe opozitës.

Disa ditë më parë, Meta riktheu për rishqyrtim ligjin, pasi sipas tij, marrëveshja cënonte dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Në arsyetimin e Kreut të Shtetit, thuhej se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur vendase.

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.

Grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?