English

Mbahet protesta e 15-të e opozitës te bashkia Tiranë, digjen pirgje me goma

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të premte është zhvilluar protesta e pesëmbëdhjetë në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

- Advertisement -

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të PD dhe PL në Këshillin Bashkiak, por dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protesta nisi me skenarin e zakonshëm, ku teksa organizatorët mbanin fjalime përballë bashkisë, protestuesit i vunë flakën pirgjeve me goma.

Një numer i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e tyre për shuarjen e flakëve.

Gjatë tubimit nuk pati tensione mes protestuesve dhe policisë, përveçse disa episodeve ku u qëllua me vezë në drejtim të godinës së bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?