English

Mbahet protesta e 8-të përballë bashkisë Tiranë, hidhet molotov drejt godinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të martë, 21 maj, është mbajtur protesta e tetë e opozitës në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

- Advertisement -

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Edhe kjo protestë e radhës ishte me të njëjtin skenar, ku fillimisht ishin aktivistët të cilët morën fjalën në podium, por më pas pati dhe sulm me bomba molotov në drejtim të godinës.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo protestë nuk shënoi përplasje të qytetarëve me policinë.

Një numer i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?