English

Mbante kallashnikov dhe municione në banesë, arrestohet 31-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 31-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi në banesën e tij u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin pas veprimeve të bazuara në inteligjencën policore.

- Advertisement -

Policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Merlito Merku, 31 vjeç, në fshatin Bishqem, ku dyshohej se mbante armë pa leje. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë gjetur armën e zjarrit dhe municionin përkatës.

Për këtë veprim, 31-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

EXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?