Kilian Mbape pritet të qëndrojë në Paris edhe për dy vite të tjera. Kështu raporton Le Parisien, sipas së cilës, 23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me PSG-në.
Mbape, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor, do të përfitojë një pagë prej 50 milionë eurosh në vit.
E ardhmja e francezit është përfolur prej disa vitesh, me Real Madrid që kërkonte me ngulm shërbimet e tij dhe ishte pranë transferimit verën e shkuar.
Mbape është lojtari më i rëndësishëm për PSG-në, me 24 gola dhe 15 asistime këtë sezon ku edhe fitoi kampionatin francez Ligue 1.
LEXONI GJITHASHTU
- Karlo Ançeloti, i pari trajner që arrin 5 finale të Ligës së Kampionëve
- Spektakël në ‘Santiago Bernabeu’, Real përmbys Sitin dhe kalon në finale
- Pesë lojtarët që mund të mposhtin Benzemanë në garën për “Topin e Artë”