English

Mbappe akuzon PSG-n për keqpërdorim të imazhit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të enjte, PSG publikoi videon e re të fushatës së ri-abonimit në të cilën Kylian Mbappe është figura kryesore.

- Advertisement -

Më publikimin e kësaj video nuk është pajtuar sulmuesi francez i cili ka reaguar duke e akuzuar klubin e tij për keqpërdorim të imazhit.

“Sapo pash që jam përfshirë në lancimin e fushatës së ri-abonimit të klubit për sezonin 2023/2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e intervistës me bashkëbiseduesin tim. Dukej si një intervistë bazë gjatë një dite marketingu të klubit”, thotë Mbappe në reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Nuk jam dakord me këtë video të publikuar. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje, por sigurisht që nuk është Kylian Saint-Germain”, shtoi ai.

Ndërsa PSG po kalon nëpër një seri negative të rezultateve, kjo do të jetë një polemikë e re për t’u menaxhuar, shkruan KosovaPress.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?