English

Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia, Xhaçka: Secila prej tyre është një miniurgjencë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

- Advertisement -

Ministrja Olta Xhaçka shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Turqia në ditë të vështira, edhe pse po përballet edhe vetë me pandeminë COVID-19.

“Në fakt ato janë në vetvete një miniurgjencë (minispital). Janë të pajisura me të gjitha pajisjet e duhura, që nga respiratorët për rrugët e frymëmarrjes, kompletet e imobilizimit për frakturat, aparatet ORL apo të gjitha mjetet e mjekimit apo të ndihmës së shpejtë. Që sot këto autoambulanca do të pjesë operacionale e Forcave të Armatosura në kuadër të Emergjencave Civile, por ato  në rast nevoje mund t’í atashohen rast pas rasti spitalit të Traumës për përballimin e nevojave urgjente në raste aksidentesh apo urgjencave të tjera mjekësore, duke qenë se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në këtë spital po kryhen një pjesë e mirë e shërbimeve mjekësore që deri dje kryheshin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Këto autoambulanca janë vetëm fillimi i transformimit të Emergjencave Civile. Përmes ligjit të ri, Emergjencat Civile po tranformohen nga një drejtori me 10 vetë, siç ka qenë gjatë këtyre viteve, në një agjensi të mirëfilltë me mbi 100 inxhinierë e specialistë të të gjitha fushave, të aftë që  të koordinojnë veprimet e pushtetit vendor e atij qëndror për planifikimin, parandalimin dhe reagimin në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të emergjencave civile në përgjithësi.

Eficenca e reagimit është përmirësuar ndjeshëm me bashkimin e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura, dëshmi për këtë në fakt episode e tmerrshme të këtyre dy viteve, tërmetet, përmbytjet dhe të gjitha problemet e tjera kun a është dashur të reagojmë me gjithë fuqinë dhe përkushtimin e të gjitha strukturave tona. Madje edhe duke përshtatur mjetet dhe pajisjet tona përballë të gjithë skenarëve kujtoj helikopterët me kapacitet të shtuar  për shuarjen e zjarreve, mjetet tona të kalueshmërisë së lartë në rastin e përmbytjeve e kështu me rradhë”, tha ministrja.

Mund të lexoni gjithashtu:

Shqipëria me flotë të re ambulancash të pajisura me të gjithë instrumentet, Rama: Vijnë nga Turqia

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?