English

Mbërrijnë trupat e 11 viktimave në Ukrainë, në ceremoninë e pritjes, edhe zyrtarë të lartë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbërritën në Kiev trupat e pajetë të 11 ukrainasve të cilët humbën jetën tragjikisht pas rënies së avionit në Teheran, ku u regjistruan 176 viktima.

- Advertisement -

Në ceremoninë e pritjes në aeroportin Boryspil, mes familjarëve të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë, duke përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri Oleksiy Honcharuk. Të dy zyrtarët qëndruan krah për krah vetëm dy ditë pasi Zelenskiy hodhi poshtë ofertën e kryeministrit të tij për të dhënë dorëheqjen, pasi ai u regjistrua duke thënë se presidenti ukrainas ka ide primitive për ekonominë. Garda Revolucionare e Iranit qëlloi aksidentalisht aeroplanin Ndërkombëtar të Ukrainës menjëherë pasi u ngrit nga Teherani më 8 janar, duke vrarë të gjithë personat në bord. Zyrtarët iranianë fillimisht thanë se përplasja ishte shkaktuar nga një problem teknik dhe ftuan vendet që humbën qytetarët për të ndihmuar në hetimin.

Tri ditë më pas, Irani pranoi përgjegjësinë pasi udhëheqësit perëndimorë thanë se kishte prova të avioni u godit nga një raketë.

Mes viktimave 57 ishin shtetas kanadezë, 17 persona nga Suedia, katër afganë dhe katër shtetas britanikë. Shumica e të vrarë ishin iranianë. Disa shtete kanë kërkuar që Irani të pranojë përgjegjësi të plotë dhe të paguajë kompensim për familjet e viktimave. Irani njoftoi se do t’i dërgonte kutitë e zeza në Ukrainë për t’u deshifruar,

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?