Pas depozitimit të kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për vendimin gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji, është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mesditën e kësaj të premteje edhe kërkesa për ekzekutimin e vendimit.
Gjykata e Apelit që vendosi të lërë në burg deputetin me akuzën “Kallëzim i rremë”, në një prononcim të shkurtër për media bën me dije se vendimi për të pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.
“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm, çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj…, ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.
Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbërrin në Kuvend kërkesa e prokurorisë për Salianjin, deputetët mblidhen te Berisha
- Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur