Fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, do të mbështeten nga shteti edhe financiarisht , për të paktën 3 vitet e para të jetës. Ky është vetëm një nga programet e përfshira në strategjinë kombëtare të mbrojtjes sociale të miratuar nga qeveria dhe mbi bazë të së cilës do të veprohet deri në 2030.
“E ndihma që do tu jepet fëmijëve, synohet që të thyhet cikli i varfërisë në skemën e ndihmës ekonomike, duke investuar tek kapitali njerëzor të tyre tek fëmijët. Po kështu duke parë dhe mundësinë e programeve për përfitime universale për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Kjo është një nga njësitë që në fokusohemi shumë dhe kemi në çdo masë të prioritizojmë fëmijët, duke ngritur programe që në fëmijëri të hershme, apo të fuqizojmë individin”, tha Denada Seferi zv/ministre e shëndetësisë.
Modelet e përkujdeset ndaj fëmijëve dhe në veçanti atyre me aftësi ndryshe janë në fokus të strategjisë për ofrimin e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore nëpërmjet modeleve innovative.
“Do të bëjnë të mundur që një pjesë e familjeve jo vetëm të mbështeten në tërësinë e problematikave, por ti ofrohen shërbime sa më afër vendbanimit dhe mundësojnë që marrja e shërbimeve të jetë e lehtë dhe e aksesueshëm, ne do të arrijmë deri në 90 shërbime te kujdesit social që do të ngrihen nëpërmjet fondit social”, tha Seferi.
Një tjetër vizion i këtij dokumenti strategjik është ngritja e një sistemi që ju përgjigjet krizave dhe fatkeqësive, në momentin që ato ndodhin.
LEXO GJITHASHTU:
- Putin në Vietnam: Partneriteti strategjik me Hanoin, një nga prioritetet e Rusisë
- Do e bëni si në Rumani Abilekaj akuza Klosit: Strategjia për të goditur SPAK-un