Mbi 20 ministra të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, të mbledhur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbështetën hapjen e negociatave me Shqipërinë në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas tyre, drita jeshile duhet të ndizet para ndryshimit të metodologjisë së zgjerimit që ka kërkuar Franca.
“Besoj se kemi arritur të hedhim një hap përpara që në mars të kemi një datë të çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E dhënë natyrisht, nëse ata kanë vijuar me reformat, të kenë arritur qëllimet e tyre dhe të kenë përmbushur kushtet”, – tha ministri i jashtëm grek, Nikos Denidias.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila theksoi se nisja e negociatave nuk mund të shtyhet teksa është duke u negociuar kornizën e re të procesit të çeljes së negociatave
“Pra këto procese duhet të vijojnë paralelisht. Çelja e negociatave me Qendrën e parë Ndërkombëtare për Rritje ka një kohë, dhe ne kemi kohë të biem dakord për metodologjinë e re për zgjerim. Por ne nuk duhet të presim që në fillim të biem dakord për metodologjinë e re e më pas të nisim procesin e negociatave. Pra, procesi duhet të jetë paralel”, – tha Ekaterina Zaharieva, ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.