English

S’u futën kurrë në banesën e blerë, banorët në protestë: 5 vite vijmë vërdallë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa qytetarë kanë protestuar këtë të hënë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Tiranës, pasi kanë hasur problematika me ndërtuesit e kompleksit ku kanë blerë shtëpitë.

- Advertisement -

120 familjet kanë mbetur jashtë banesave, për shkak konflikteve mes dy ndërtuesve të kompleksit në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gjykata i ka lejuar banorët të hyjnë në apartamentet e tyre, por Prokuroria ende s’ka lëshuar një urdhri ekzekutimi për zbatimin e vendimit.

Banorët kërkojnë që ky vendim të ekzekutohet për 120 familje, siç është përcaktuar në vendimin e gjykatës, dhe jo vetëm për 4 familje.

Për mikrofonin e Euronews Albania, një prej banoreve tha se kanë 5 vite që vijnë vërdallë me këtë çështje dhe ende nuk kanë një zgjidhje.

“Presim të merret vendimi dhe për ne. Ka qenë një çështje që ne nuk e kemi kuptuar në moment me banorët që duhet të ishim brenda atij formati. Kemi 5 vite që vijmë vërdallë. Pronari i 120 familjeve është Sino Llanaj. Kam filluar të bëj punime”-tha njëra banore.

“Kemi një kontratë dhe këtë kontratë ne e kemi të shlyer 90%. Unë punimet i kam mbaruar dhe pres të hyjë brenda. Tani del se ne duhet të presim që të bëjmë listën siç e kanë bërë këtë. Pse duhet të bëjmë gjyq tjetër”- u shpreh një tjetër.

Më 13 janar të vitit 2021 dy ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj u përleshën fizikisht, sherr që përfundoi në plagosjen e këtij të fundit me dy plumba në këmbë.

Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për pallatin në fjalë, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?