English

Mbetjet e rrezikshme, dhjetëra tonelata të bllokuara gjatë muajit shkurt nga Italia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria rrezikon të kthehet në biznes për mbetjet e rrezikshme, kështu paralajmëronte 9 vite më parë, shkrimtari Roberto Saviano.

- Advertisement -

Sot, ky problem ka marrë përmasa reale, teksa vetëm në muajin që lamë pas janë bllokuar tonelata të tëra me mbetje që vinin nga Italia. 

“Kujdes! Nuk po e sheh vetëm Italia mafioze hapësirën shqiptare si biznes për mbeturinat,” kështu deklaronte 9 vite më parë, shkrimtari italian, Roberto Saviano.

Sot, 9 vite më pas, duket se ka shenja që Shqipëria po synohet si destinacion për mbetje të rrezikshme.

40 metër kub lesh xhami me përmbajtje të lartë amianti, si dhe dhjetë fuçi po ashtu me përmbajtje të rrezikshme u bllokuan më datë 20 shkurt në portin e Vlorës.

Vetëm pak ditë më pas, në 25 shkurt, 25 tonë mbeturina elektro-shtëpiakesh të prishura u kapën në Ankona.

Edhe ato kishin destinacion Shqipërinë dhe po përpiqeshin t’i kalonin kontrabandë, pasi klasifikohen të rrezikshme për mjedisin.

Lënda importohej si produkt kimik për kompaninë “Delfini 1”, por dyshohet se ajo ishte destinuar për t’u groposur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Vlorë.

Gjithashtu dyshohet se me këtë skemë janë sjellë në Shqipëri 14 ngarkesa të tilla.

Ligji për improtin e mbetjeve ka pasur disa ndryshime që prej vitit 2004, teksa propozimi i fundit shënon korrikun e 2016-s, kur tre deputetë të mazhorancës, Eduart Shalsi, Ervin Bushati e Bujar Derveni propozuan në Kuvend një projektligj që i hapte rrugë importit të plehrave me justifikimin se kështu ndihmohej industria e riciklimit.

Por, në faqen e  Kuvendit, ky ligj mbetet ende ne në statusin “kthyer për rishqyrtim”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?