English

Mbi 1000 euro, rritet paga mesatare në Kroaci për muajin shtator

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paga mesatare mujore neto në Kroaci për muajin shtator, arriti në 1,015 euro, duke pësuar një rritje prej 2.2 për qind në krahasim me muajin gusht.

- Advertisement -

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, paga mesatare neto për punonjës ishte 865 euro, shkruan Euronews Serbia.

Ndërsa, paga mesatare bruto për muajin shtator në Kroaci ishte 1,375 euro, rreth 1,3 për qind më pak në terma nominalë dhe 2,8 për qind në terma realë se në gusht.

Kroacia është zyrtarisht anëtarja e 20-të e Eurozonës. Përfshirja në bllokun që përdor monedhën e përbashkët erdhi në një kohë të pafavorshme, kur inflacioni ka arritur në stratosferë dhe kur vendet anëtare vijojnë me tendencën e rrumbullakosjes së çmimeve kur aderon një vend i ri.

Kroacia do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit Qeverisës të Bankës Qendrore Evropiane më 1 janar, kur të nisë përdorimin e euros. 

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?