Rreth 1,315 pasagjerë do të mbërrijnë këtë të mërkurë në portin e Durrësit, në kuadër të finales së Ligës së Konferencës, midis Romës dhe Fejnordit që do të luhet në “Air Albania.
Në orët e para të mëngjesit, kanë mbërritur një pjesë e tifozëve, teksa 700 prej tyre janë tifozë ultras.
Ndërsa, ditën e djeshme rreth 300 tifozë të zjarrtë mbërritën në portin e Durrësit. Ata janë pjesë e 527 pasagjerëve që erdhën nga porti i Barit me 2 tragete.
Tifozët janë pritur të organizuar dhe të shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë e udhëtimeve përkatëse.
Mbrëmjen e së martës u shënuan përleshjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e policisë.
Nga incidentet e shkaktuara, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.
Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.
LEXONI GJITHASHTU