English

Mbi 2.4 mln euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë sistemit bankar ishte 291 miliardë lekë, ose 2.4 miliardë euro. Kjo sasi arriti mbi 1/5 e parave totale në qarkullim. Sipas eksperteve, arsyet janë preferenca e qytetareve për të mbajtur para kesh, nivelet e ulëta rekord të përqindjeve mbi depozitat bankare, informaliteti i lartë i ekonomisë dhe ekonomia kriminale.

- Advertisement -

Pas vitit 2009, paraja jashtë bankave u pakësua, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes sistemit bankar. Vitet e fundit kjo sasi parash u rrit sërish.

Qytetarët kanë pakësuar kursimet e tyre në lekë pranë bankave, me normat e interesit të kursimeve 12 mujore më pak se 1%, ndërsa kanë shtuar investimet në obligacionet 2 dhe 5 vjeçare të qeverise, ku përqindjet e interesave janë më tërheqëse.

Paraja jashtë bankave i kushton ekonomisë. Bizneset, agjencitë dhe qytetaret paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këto pagesa.

Nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogarite bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin me miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj për pagesat bankare, që synon të lehtësojë këto kosto me paratë jashtë bankave.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?