English

Mbi 2 mijë agjentë në Paris për sigurinë e ndeshjes Francë-Danimarkë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 2 mijë pjesëtarë të policisë dhe xhandarmërisë franceze, përfshirë 650 specialistë në luftimin e kriminalitetit, do të angazhohen mbrëmjen e së premtes për të garantuar sigurinë në “Stadiumin e Francës” në Paris.

- Advertisement -

Rreth 77 mijë spektatorë pritet të ndjekin ndeshjen mes Francës dhe Danimarkës. Takimi, sipas autoriteteve lokale, nuk ka gjasa të përbëjë rrezik për episode kriminale, por autoritetet qendrore nuk duan të përsëritet skenari i finales së Ligës së Kampioneve.

Pamjet me tifozët e grumbulluar para hyrjeve të stadiumit, me policinë që ndërhyn me gaz lotsjellës dhe kaosin që shpërthen në fund të ndeshjes bënë xhiron e botës.

Shumë vende kanë ngritur dyshime mbi aftësinë e Francës për të menaxhuar eventet e mëdha sportive. Por presidenti francez u dha garanci atyre.

“Franca ka treguar gjithmonë se di se si të tërheqë kompeticionet e mëdha. Ne e treguam këtë me finalen. Ne do të nxjerrim të gjitha mësimet nga kjo ndeshje, por më duhet t’ju kujtoj se shumë nga këto finale ndonjëherë janë karakterizuar nga ngjarje më dramatike. Aktualisht po përgatitemi të presim Kupën e Botës në regbi në 2023-shin dhe Lojërat Olimpike në 2024-n”, tha presidenti Macron.

Presidenti francez rishprehu gjithashtu besimin e tij tek ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, i cili megjithatë ndodhet në një vorbull kritikash për menaxhimin finales së Champions-it.

Shumë zyrtarë e akuzojnë atë se ka gënjyer lidhur me zhvillimet e pas ndeshjes, përfshirë këtu autoritetet britanike, që mbrojnë tifozerinë e Liverpulit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×