English

Mbi 300 mijë të prekur teksa coronavirusi vazhdon të përhapet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e të dielës së 22 marsit të vitit 2020, coronavirusi COVID-19 ka prekur më shumë se 300 mijë veta në të gjithë botën, dhe numri i të vdekurve është rreth 13.000.

- Advertisement -

Italia është tani e para për numrin më të madh të viktimave, të cilt kanë arritur në 4852.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë, dhe i katërti në botë. Të shtunën, Franca njoftoi 112 vdekje të rej që iu shtuan një totali prej 562, ndërsa Spanja 1326 në total, 283 vetëm të shtunën.

Franca ka nisur të ndërtojë spitale në terren, në lindje të Alsasës, pasi spitalet e Mulhouse dhe Colmar patën një mbingarkesë të theksuar të të shtruarve.

Irani është vendi i tretë i goditur më fort nga cornavirusi, 129 vdekje vetëm këtë të diel, që e çojnë totalin në 1685, sipas zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë.

Gjermania dhe Zvicra kanë njoftuar se do të hapin spitalet për vendet fqinje, duke mirëpritur kështu 12 pacientë francezë në Gjermani dhe gjashtë të tjerë në kantonet zvicerane që janë në kufi me Francën.

Për të penguar përhapjen e virusit, kryeministri anglez, Boris Xhonson, njoftoi mbylljen e lokaleve, restoranteve, kinemave e teatrove.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan dy vdekjet e para të premten, ndërsa Tunizia tha se do të fillonte izolimin duke nisur që të dielën, ndërsa shtetet e Amerikës Latine po fillojnë bllokimet e qarkullimit një e nga një. Kolumbia do ta fillojë të dielën.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?