English

Mbi 3000 refugjatë humbën në kalimet detare për në Evropë, thotë OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 3000 refugjatë, azilkërkues dhe migrantë vdiqën ose u zhdukën në vitin 2021 ndërsa përpiqeshin të arrinin në vendet evropiane përmes rrugëve detare të Mesdheut dhe Atlantikut.

- Advertisement -

Shifra të tilla që janë publikuar përmes raportit të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët tregojnë se në këtë drejtim është regjistruar rritja më e lartë në vitet e fundit, raporton SchengenVisaInfo.com.

I njëjti burim zbulon se mijëra qytetarë nga Afrika marrin rrugë të rrezikshme për në Evropë çdo vit, kryesisht duke udhëtuar mbi shkretëtirën e Saharasë dhe duke u larguar nga brigjet e Afrikës së Veriut me varka të vogla.

Autoritetet në Bashkimin Evropian po përpiqen vazhdimisht të gjejnë mënyra të reja efektive për të përballuar fluksin e emigrantëve që tentojnë të arrijnë në vendet evropiane në mënyrë të paligjshme.

Sipas një raporti të mëparshëm të UNHCR-së, vitin e kaluar, gjithsej 3,077 persona u raportuan të vdekur ose të zhdukur, duke shënuar një rritje gati të dyfishtë në krahasim me shifrat e vitit 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?