Mbi 400 të arrestuar për zjarret në Francë

4 Gusht 2026 | 18:39

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, bëri të ditur se mbi 400 persona janë arrestuar që nga fillimi i sezonit të zjarreve, ndërsa në të gjithë vendin janë regjistruar rreth 14 mijë shpërthime zjarresh.

Sipas Nunez, forcat e sigurisë kanë kryer 402 arrestime për zjarre të shkaktuara qëllimisht ose nga pakujdesia. Mes të arrestuarve janë 156 të mitur, ndërsa 36 persona janë vendosur në paraburgim.

Autoritetet njoftuan se zjarret në departamentet Gironde dhe Aude janë vënë nën kontroll, ndërsa në departamentin Var lufta me flakët vijon.

Ministri theksoi se zjarri në Var është më i gjati i regjistruar ndonjëherë në këtë departament, pasi ka qenë aktiv për 15 ditë rresht.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 1.250 zjarrfikës, të mbështetur nga dy avionë bombardues uji Canadair dhe dy helikopterë për hedhjen e ujit.

Ndërkohë, autoritetet ulën të martën nivelin e alarmit për zjarret në Gironde nga i kuq në portokalli, pas përmirësimit të situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin mbërrin në Indi përpara samitit të BRICS, në fokus luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në New Delhi përpara një takimi të udhëheqësve të grupit BRICS, ku konfliktet globale dhe sfidat ekonomike ka të...
08:26 | 11/09/2026

Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmet me dronë në rajonin Belgorod të Rusisë

Dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën në sulmet me dronë ukrainasë në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftuan të enjten autoritetet rajonale. Një...
08:18 | 11/09/2026

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën

Policia gjermane ka kryer një operacion të madh në dhe përreth Konsullatës së Përgjithshme të Ukrainës në Dyseldorf, pas marrjes së një informacioni për një...
07:21 | 11/09/2026