English

Mbi 800 të prekur nga kanceri i mushkërive në një vit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një në gjashtë persona humbin jetën nga kanceri, bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, këtë muaj. Sipas kësaj organizate, në vitin 2017 rreth 9.6 milionë njerëz vdiqën nga kjo sëmundje. Në vendin tonë, kanceri më i përhapur është ai i mushkërive. Sipas të dhënave të ISHP në vitin 2018 rreth 800 persona u diagnostikuan me këtë sëmundje.

- Advertisement -

“Kanceri i mushkërive është një sëmundje që prek mushkërinë në të gjithë strukturat anatomike të saj. Duhani është një ndër faktorët më riskprurës.  Kanceri i mushkërive vitet e fundit ka një rritje të numrit të rasteve për fakti se duhan pirja është një ves i cili në 20 vitet e fundit ka në rritje në konsumonin”, shprehet mjekja, Silva Bala.

Por cilat janë simptomat që shfaq kanceri plumonar dhe a mund të parandalohet humbja e jetës?

Simptomat që shfaq sëmundja e kancerit të mushkërive janë simptomat respiratore, mund të fillojë më një kollë të cilën duhanpirësit nuk e vlerësojnë, mund të shfaqet me dhimbje gjoksi.  Kanceri i mushkërive nëse diagnostikohet në stadet e hershme të tij mund të trajtohet dhe të kemi një jetëgjatësi tek pacientët”, thekson mjekja.

OBSH bën thirrje për masa konkrete në parandalimin e kancerit, si dhe diagnostikimin dhe trajtimin e tij. Sipas organizatës, nëse këto masa nuk merren, atëherë ekspertët parashikojnë se në 2030, vdekjet nga kanceri do të arrijnë në 13 milionë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?