English

Mbledhja e PS, Bushka: Akuzën e mësova në media, kam bashkëpunuar me Ajolën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që në GJKKO mbahet seanca për Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, po mbahet paralelisht mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kjo pasi në dosjen e Veliaj rezulton e përfshirë edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve.

- Advertisement -

Vetë Bushka tha se njohjet e saj me çiftin Veliaj-Xoxa janë të hershme, ajo është shprehur se ka miqësi me çiftin ndërsa shtoi se përfshirjen e emrit të saj në dosjen e hetimit të Veliaj e ka marrë vesh nga mediat.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem para jush. Së pari përfshirja e emrit tim në dosjen e hetimit për Erion Veliaj, unë këtë e kam mësuar nga një deklaratë për shtyp nga SPAK. Unë kam punuar me nder dinjitet dhe përkushtim  për të vërtetën. Ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se institucionet e drejtësisë të krijuara nga ky institucion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Partia Socialiste, si mazhoranca gjatë këtyre 8 viteve, kanë fituar besimin e mjaftueshëm duke na çliruar ne nga mos komentimi i çështjeve.

Permisa e dytë lidhet me shqetësimin e thellë për funksionimin e shtetit të së drejtës.  Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Ligjeve kam përgjegjësinë që këto shqetësime ti ndaj me ju. Është e vërtetë, unë jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por kam bashkëpunuar me të para se të bëhesha deputete dhe kjo është e ditur. Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë. Jam krenare për punën që kemi bërë së bashku. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës si mike dhe si ish-kolege.

Pas kontrollit të zyrave dhe banesave të Ajolës dhe Erionit, jam vënë në dijeni se artistë janë intimiduar dhe kërcënuar për tu marrë dëshmitë nën trysni. Disa prej tyre më kanë treguar se si janë marrë në pyetje. Unë jo vetëm si e njohur por edhe si njeri i ligjit jam shqetësuar për disa shkelje të të drejtave individuale që u janë bërë këtyre njerëzve, përfshirë Erionin dhe Ajolën. Janë detyruar të dëshmojnë kundër vetes, u janë marrë deklarata nën presion, u është moshuar e drejta për mbrojtje ligjore. Tashmë ky nuk është aludim, por një fakt”,-tha Bushka.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?