English

Mblidhen liderët e BE, emrat më të përfolur për 3 postet drejtuese të unionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, tani është radha që të zgjidhen 3 postet më të rëndësishme në Bashkimin Europian.

- Advertisement -

Liderët e BE mblidhen këtë të hënë për të diskutuar emrat që do të marrin në dorë  politikat e unionit. 27 liderët do të vendosin se kush do të jetë në krye të Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Përfaqësuesin e Lartë për politikë të Jashtme të BE.

Sikundër është përfolur presidentja aktuale e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  pritet të jetë për një tjetër mandat.

Një nga emrat e përfolur që mund ta zëvendësonte ishte ish kryeministri italia Mario Dragi.

Charles Michel në krye të Këshillit Europian pritet ta zëvendësojë ish kryeministri i Portugalisë Antonio Costa. Liderët e BE kishin edhe një tjetër emër për të cilin diskutuan, kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen por kjo e fundit ka mohuar se ka interes për këtë detyrë.

E fundit por jo më pak e rëndësishme është detyra si përfaqësues i Politikës së Jashtme.

Joseph Borrell pritet ët zëvendësohet  nga kryeministrjja e Estonisë Kaja Kallas. Në 2 vitet e fundit ajo është bërë një zë i fuqishëm  kundër Rusisë. Një tjetër kandidat për këtë post është edhe Alexander de Croo, i  cili pas ditë më parë u dorëoq nga detyra e kryeministrit të Belgjikës.

Megjithatë, vendimet finale nuk priten ditën e sotme. Ato pritet të merren në samitin e BE-së që mbahet në fund të qershorit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?