English

Mblidhet grupi parlamentar në PS, mban fjalën kryeministri Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, se vërtet qeveria ka për detyrë të çojë Shqipërinë drejt BE-së, por Basdhkimi evropian nuk negocion vetëm me qeverinë, por me të gjithë Shqipërinë.

- Advertisement -

Ai tha se për këtë arsye në procesin e zgjatur për 14 muaj janë përfshirë 157 institucione, mes të cilëve 32 institucione të pavarura.

“Kemi domosdoshmërinë e një dallge të re reformash të cilat nuk lidhen vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.

E gjithë lënda për të kuptuar nismën, gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave në një proces që në gjuhën e Bashkimit Evropian quhet screening, që mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizmit të shtetit dhe që sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, në këtë rast të Shqipërisë, në Bashkimin Europian, të përfundojë me një diagnozë të suksesshme.

Ka qenë një proces që ka zgjatur 14 muaj dhe në të janë përfshirë 157 institucione”,-tha kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?