English

Mblidhet Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, debate mes maxhorancës dhe opozitës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet u mblodh pasditen e kësaj të hëne në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

- Advertisement -

Në fjalën e tj kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të futet në rendin e ditës në seancën plenare të së enjtes.

Bardhi theksoi se raporti është gati nga opozita, siç e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe ky raport të miratohet menjëherë në Këshill dhe të shkojë në parlament. Gjithashtu kreu i grupit demokrat akuzoi maxhorancën se mori në mbrojtje deputetn Olta Xhaçka duke mos respektuar vendimin e Kushtetueses.

Në përgjigjen e saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se ishte bllokimi i punës së paralamentit nga opozita ajo që e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Zbatimi i vendimit të Kushtetueses të përfshihen në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese.

Atë raport futemi për votim dhe çështja të shkojë për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese.

Nikolla: Këshilli i Legjislacionit nuk mund të mblidhej pa dalë në Fletoren Zyrtare vendimet në Gjykatën Kushtetuese. Për sa i përket periudhës nga korriku deri në momentin që flasim e dini fare mirë se u kthyem në anormalitet dhe ne nuk mund të mblidheshim në mënyrë të njëanshme qoftë në Këshillin e Mandateve ashtu edhe në seancën plenare.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?