English

Mblidhet Komiteti i Epidemisë, ekspertët parashikojnë pikun e COVID-19 në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekspertët anti-COVID-19 në Shqipëri mundohen jo vetëm të ruajnë qetësinë në këtë situatë ku kanë humbur jetën 17 njerëz, por dhe të raportojnë ftohtësisht atë që trendi i rasteve të zbuluara në Shqipëri po tregon.

- Advertisement -

Testimet e 112 personave ditën e djeshme zbuluan 27 raste të reja me COVID-19, 12 nga të cilët  janë banorë të Shkodrës.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini tha se sipas projeksioneve të deritanishme, piku i COVID-19 në Shqipëri pritet të arrijë në javën e pestë.

“Në këndvështrimin tim, rastet janë të pritshme. Shpresoj që ky trend i zbutur dhe jo agresiv të vijojë, dhe në javën e 5-të të jetë dhe piku i kësaj epidemie”, u shpreh zonja Tomini.

Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është me rëndësi të madhe gjurmimi i çdo rasti, i cili dyshohet si i prekur me COVID-19.

“Ne rastet i kemi kapur përmes 127, spitaleve dhe mjekët e familjes. Këto raste janë hetuar së bashku me kontaktet e tyre. Në duhet ta masim intervalin nga fillimi i simptomave të një rasti dhe më pas në gjurmim të rasteve të tjera të kontakteve të tij. Ajo që synojmë, është që të ulim sa më shumë këtë interval serial. Sot isha në Shkodër, pikërisht këto raste janë zbuluar falë hetimit të kontakteve të këtij zinxhiri”, tha ajo.

Në mbledhjen online të Komitetit Teknik të Epidemisë ishte i pranishëm edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili aktualisht ndodhet në karantinë, pasi ka rezultuar i prekur nga ky virus. Në këtë takim virtual nuk munguan edhe shkëmbimet e batutave.

 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?