English

Mblidhet sërish parlamenti i Irlandës së Veriut pas ngërçit 3-vjeçar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti I Irlandës së Veriut do të mblidhet për herë të pare pas 3 vitesh, pas një marrëveshje midis nacionalistëve irlandez dhe unionistëve britanik, për t’i dhënë fund ngërçit politik.

- Advertisement -

Sinn Féin, partia e krahut të majtë, tha se kanë vendosur të hyjnë sërish në institucionet e rëndësishme qeverisëse në Belfast.

Lajmërimi është në një linjë me deklaratat e mëparshme të unionistëve britanikë dhe i jep fund një ngërçi që kishte paralizuar politikën në provincën veriore.

Shenjat e para kanë qenë inkurajuese. 

Të harrohet gjuha e humbësve dhe e fituesve

Me një popullsi prej 1.8 milion banorësh, Irlanda e Veriut është pa një administratë funksionale që kur u rrëzua në janar të 2017-s, pas një mosmarrëveshje për një projekt mjedisor.

Mosmarrëveshja u kthye në një çështje më të gjerë kulturore dhe politike, duke përfshirë dhe statusin e gjuhës irlandeze.

Të harrohet gjuha e llojit “humbësit dhe fituesit”

Me një popullsi prej 1.8 milion banorësh, Irlanda e Veriut është pa një administratë funksionale që kur u rrëzua në janar të 2017-s, pas një mosmarrëveshje për një projekt mjedisor.

Mosmarrëveshja u kthye në një çështje më të gjerë kulturore dhe politike, duke përfshirë dhe statusin e gjuhës irlandeze.

Ministri i Jashtëm Simon Coveney, i ka detyruar palët të pranojnë, duke thënë se është koha “që politikanët të përfaqësojnë plotësisht elektoratin e tyre”

“Të harrohet gjuha e fituesve apo e humbësve. Ky është një pakt plot me kompromise,” tha Coveney.

Grupi kryesor pro-britanik, Partia e Unionit Demokratik, tha se “nuk ishte një marrëveshje e përkryer”, por mund të përballohej.

Irlanda e Veriut përballë Brexit

Brexit i ka dhënë një shtysë përpjekjeve emergjente për të rivendosur qeverinë e përçarë. Irlanda e Veriut ka kufirin e vetëm të Mbretërisë së Bashkuar me një vend të BE-së dhe Brexit do të sfidojë statusin e këtij kufiri, aktualisht i padukshëm, duke e shtyrë kështu Irlandën e Veriut më pranë Republikës së Irlandës. Por, si Sinn Féin ashtu edhe unionistët britanikë, kërkojnë që të japin mendimin e tyre për vendim marrjen e radhës.

Marrëveshja e së premtes përfshin dhe mbështetje financiare nga Mbretëria e Bashkuara për projekte të mëdha infrastrukturore, si dhe propozime për të trajtuar statusin e gjuhës irlandeze.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?