English

Mbolli kanabis në vreshtin me rrush, arrestohet 37-vjeçari në Fier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Fierit ka arrestuar një 37-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.

- Advertisement -

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në  fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin E. T., në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike kanabis sativa.

30 bimët e dyshuara narkotike kanabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kamuflohej si shofer furgoni, transportonte kanabis çokollatë

Trafiku i kanabisit çokollatë, zbardhen emrat e të arrestuarve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?