English

Mbrëmja e gjeti kryeqytetin bosh, patrullojnë vetëm policia e ushtria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga ora 13:00 e ditës së djeshme hynë në fuqi kufizimet e reja për qarkullimin e këmbësorëve, që parashikojnë një ndalesë të plotë të lëvizjes përgjatë gjithë fundjavës, deri në orën 5:00 të së hënës.

- Advertisement -

Përmes një vidoje të publikuar në faqen në Facebook të policisë së shtetit tregohet gjendja në kryqytet gjatë mbrëmjes së djeshme, ku veç policisë dhe makinave të ushtrisë, nuk të sheh syri asgjë tjetër.

“Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.

Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .

Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.

Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.

Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim”, thuhet në faqen e policisë së shtetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?