English

Mbretëresha Elizabetë II: Harry dhe Meghan kanë mbështetjen time

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbretëresha Elizabetë II ka pohuar se mbështet vendimin e nipit të saj Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle për tu larguar nga familja mbretërore dhe për të nisur një jetë të re midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

- Advertisement -

Në një deklaratë të publikuar nga pallati mbretëror të hënën, ajo tha se familja mbretërore ka pasur disa “biseda të frytshme” mbi të ardhmen e Dukës dhe Dukeshës së Suseksit dhe se ishte “tërësisht dakord” me dëshirën e tyre për të nisur një jetë më vete, si një familje e re.”

“Ndonëse ne do të preferonim që ata të qëndronin si anëtarë me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne kuptojmë dhe respektojmë dëshirën e tyre për të jetuar si një familje e pavarur, por duke mbetur ende një pjesë e çmuar e familjes sonë”, thuhej në deklaratë.

“Harry dhe Meghan e kanë bërë të qartë që nuk duan të jenë të varur nga fondet publike” ka konfirmuar Mbretëresha Elizabetë II.

“Këto janë çështje komplekse që familja ime ka nevojë t’i zgjidhë dhe ka ende punë për të bërë, por kam kërkuar që në ditët në vijim të ndërmerren dhe veprimet përfundimtare”.

Vendimi i Harry dhe Meghan befasoi Britaninë javën e shkuar pasi shpallën se do të tërhiqeshin nga funksionet e familjes mbretërore. Më pas Meghan u nis drejt Kanadasë për tu bashkuar me djalin e saj, Archie.

35 vjeçari Prince Harry është ndër anëtarët me popullorë të familjes mbretërore të Britanisë dhe për një kohë të gjatë ka pasur marrëdhënie të vështira me mediat britanike, duke veçuar rastin e kohëve të fundit, ku bashkëshortja e tij përcillej negativisht në media gjatë martesës së tyre dhe kohës që ishte shtatzëne vitin e shkuar.

Të hënën, Harry dhe vëllai i tij Princi William, parashtruan një ankesë formale kundër një gazete në Mbretërinë e Bashkuar për lajmet që kishte botuar gjatë kohëve të fundit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?