Mbretëria e Bashkuar ka akorduar 360 miliardë euro për bizneset, në formë kredie dhe huaje, për t’i mbrojtur nga kriza e shkaktuar prej pandemisë së coronavirus së bashku me një sërë stimujsh të tjerë financiarë dhe lehtësimesh tatimore.
WATCH LIVE: PM @BorisJohnson holds the daily #coronavirus press conference (17 March 2020) https://t.co/29uPhh8raE
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) March 17, 2020
Pak më herët, Spanja njoftoi miratimin e një pakete lehtësuese financiare prej 200 miliardë eurosh ndërsa organi ekzekutiv i futbollit në Europë lajmëroi se kampionati Euro 2020 di të shtyhet për një vit.
Britanikëve u është këshilluar që të shmangin të gjitha udhëtimet që nuk janë të domosdoshme, teksa është konfirmuar një rritje e numrit të rasteve prej 400 në vetëm 24 orë, duke e çuar numri në total në 1,950.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar tha se do të pezullonte të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente për një periudhë tre mujore duke nisur nga 15 prilli.