English

Mbreti Felipe VI i Spanjës refuzon trashëgiminë nga i ati, pas skandalit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familja mbretërore e Spanjës tha se Mbreti Felipe VI ka hequr dorë nga trashëgimia që do të merrte në të ardhmen nga babai i tij, Mbreti Emerit Juan Carlos I.

- Advertisement -

Deklarat u dha pas një sërë parregullsish financiare që u verifikuan në lidhje me ish-monarkun e Spanjës.

Familja mbretërore tha se përveçse ka hequr dorë nga trashëgimia, Felipe do t’i heqë Juan Carlosit edhe pagën vjetore.

Në vitn 2018, ish-monarku ka marrë rreth 194.232 euro.

Vendimi vjen teksa prokurorët zviceranë po hetojnë një kompani “offshore” që thuhet se është përdorur për Juan Carlos-in.

Sipas akuzave, në llogari janë hedhur 88 milionë euro nga monarku i ndjerë i Arabisë Saudite, mbreti Abdullah, që në vitin 2008.

Sipas gazetës zvicerane “Tribuna e Gjenevës”, këto kanë qenë pagesa për kthim nderesh nga mbreti arab.

Këtë të shtunë, gazeta britanike “Telegraph” raportoi se Felipe kishte qenë përfitues i një fondi “offshore” që kontrollonte llogarinë zvicerane/

Në këtë llogari kishte përfituar 65 milionë euro dhuratë nga Arabia Saudite, të cilat i ishin dhënë babait të tij kur ishte në fron.

82-vjeçari Juan Carlos  u bë mbret në nëntor të vitit 1975 dhe qëndroi deri në vitin 2014, kur e braktisi fronin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?