English

Mbyllen të gjitha lokalet dhe restorantet në Tiranë e Durrës, 2 mln lekë gjobë për shkelësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, duke theksuar se thirrjet për të shmangur grumbullimet nuk janë marrë seriozisht, bëri të ditur masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

- Advertisement -

Për këtë arsye është vendosur mbyllja e të gjithë lokaleve dhe restorante në Tiranë dhe Durrës dhe në rast se kjo nuk do të respektohet do të aplikohet një gjobë prej 2 milionë lekë. Për të gjitha bizneset që nuk do të mbyllen, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të vendoset një distancë sigurie prej 1.5 mes punonjësve.

Masat e reja të propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve janë si vijojnë:

  1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
  2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
  3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
  4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
  5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?