Në Gjykatën e Apelit është mbyllur seanca për çështja “Babale”, ndaj deputetit Ervin Salianji. Ky i fundit është paraqitur vetë për të ndjekur procesin.
Gjykata vendosi që vendimin ta shpallë më datë 26 shtator, ora 13:00.
Në një deklaratë për mediat pas mbylljes së seancës gjyqësore Salianji tha se nuk ka lidhje me asnjë nga personazhet e dosjes së ashtuquajtur Babale të cilët siç tha kanë montuar politikisht për ta goditur si përfaqësues i opozitës.
“Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan”, tha Salianji.
Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Seanca në Apel për dosjen ‘Babale’, i pranishëm Salianji dhe deputetë të tjerë të PD
- Dosja “Babale”- Salianji në gjyq: S’kam bërë kallëzim dhe as e njoh Albert Alizotin