Club Brugge është shpallur kampion i Belgjikës pasi liga profesioniste mori vendimin për ndërprerjen përfundimtare të kampionatit për shkak të pandemisë covid 19.
Brugge kishte një epërsi prej 15 pikësh ndaj vendit të dytë që mbahej nga Genk. Vendimi erdhi pasi pjesa më e madhe e klubeve në dy divizionet më të mira kishin kërkuar prej kohësh që kampionati të mbyllej përfundimisht.
Tashmë është ngritur një grup pune prej pesë personash që do të duhet të marrë një vendim për finalen e kupës që ishte planifikuar të luhej në datën 22 mars por u anulua.
Ndër të tjera mbetet për tu përcaktuar edhe formula për klubet që do të ngjiten në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm.