English

Mbyllet muzeu i Luvrit për shkak të frikës nga coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dielën, vizitorët e kishin të pamundur të hynin në muzeun e Luvrit në Paris pasi ky i fundit ishte mbyllur për shkak të frikës nga coronavirus.

- Advertisement -

Portat qëndruan të mbyllura për të gjithë, përveç personave të stafit, të cilët zhvilluan një takim me administratën ku, sipas përfaqesuesve të sindikatës, tema kryesore ishte COVID-19.  

Deri më tani, Franca ka regjistruar 130 raste dhe tre viktima.

Të shtunën, qeveria shpalli një sërë masash për tu përpjekur për të ndaluar përhapjen e mëtejshme, duke përfshirë dhe anulimin e të gjithë llojeve të grupimeve me mbi 5 mijë persona në ambiente të mbyllura.

Ndërkohë, punonjësit kërkojnë që të shtohen masat mbrojtëse, si pajisja me lëndë sanitare antibakteriale dhe vendosja e barrierave prej xhami në mënyrë që të ndahet arkëtarët prej vizitorëve. 

Në 2019, muzeun e Luvrit e vizituan 9.6 milionë persona.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?