English

Mbyllet pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka përfunduar pas 9 orësh seanca për dosjen e sterilizimit. Gjatë seancës ka pasur debate nga ana  e personave të pandehur të cilët kanë ngritur pretendime në lidhje me provat e prokurorisë. Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar akuzat e prokurorisë, por ka pranuar njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

- Advertisement -

Në seancë pas shumë debatesh mes palëve, në përfundim të pandehurit kanë kërkuar pushim të çështjes ose kthim për hetime në SPAK, por në rast se gjykata vendos kalimin e çështjes për gjykim të pandehurit kanë kërkuar që të gjykohem me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

I vetmi që ka kërkuar gjykim të zakonshëm është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme u ka qëndruar sërish kërkesave të saj për kalimin e dosjes për gjykim, pasi sipas tyre ka prova për të mbështetur akuzën. Gjykata e posaçme do të shpallë vendimin për këtë çështje në datën 29 dhjetor në orën 9:30.

Gjykata mori kohë për të shqyrtuar të gjitha pretendimet e ngritura nga palët gjatë zhvillimit të seancave nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre. Po ashtu për të shqyrtuar edhe provat që ka SPAK për këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?