English

Mbyllet seanca për dosjen “Partizani”, avokatët paraqesin mbrojtjen: Kërkesat e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në seancën gjyqësore për çështjen “Partizani” që u mbajt këtë të premte, u paraqitën argumentet e mbrojtjes së avokatëve të Jamarabër Malltezit.

- Advertisement -

Seanca e radhës është caktuar për 5 shkurt, ku do të përfundojë paraqitja e mbrojtjes.

Avokatët kërkuan pavlefshmërinë totale të akteve të SPAK ose, në alternativë, kthimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme për plotësimin e hetimeve.

Në përfundim të seancës, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se procesi ka prapavijë politike, duke argumentuar se Malltezi po akuzohet në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk mund të jetë subjekt i kësaj çështjeje.

Mbrojtja kërkoi pushimin e gjykimit, por nëse gjykata nuk e pranon këtë kërkesë, avokatët propozuan që dosja t’i kthehet SPAK-ut me detyra specifike hetimore, përfshirë thirrjen e kryeministrit Edi Rama, për të dëshmuar mbi procesin e transformimit të truallit të kompleksit sportiv “Partizani” në tokë ndërtimi.

Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie që prej nëntorit 2023, pas vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi masën e sigurisë duke e liruar nga qelia.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha u la i lirë më 27 nëntor 2023, pas 333 ditësh izolimi në banesë, ndërsa për Malltezin masa e sigurisë mbetet ende në fuqi.

Sipas SPAK, Sali Berisha akuzohet se ka miratuar akte ligjore dhe nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili ishte ndër pronarët e truallit ku ndodhej kompleksi sportiv “Partizani” dhe mbi të cilin u ndërtuan 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar 5.4 milionë euro nga ky projekt ndërtimi, të cilin SPAK e konsideron të realizuar në mënyrë të parregullt përmes vendimeve të qeverisë së drejtuar nga Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?