English

Mbyllja e shkollave, Besa Shahini: Fëmijët nuk janë grupmoshë e rrezikuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur shkollat, fluturimet me Italinë Veriore, por edhe shtyrjen e aktiviteteve sportive, ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, Besa Shahini thekson se edhe pse fëmijët nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, ata mund të bëhen bartës të tij.

- Advertisement -

Sipas saj, kjo ka qenë një ndër arsyet se pse është caktuar mbyllja e shkollave për dy javët e ardhshme, duke filluar nga dita e nesërme.

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020. Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore”, theksoi ajo.

Ministrja tregon disa masa që duhet të ndiqen nga qytetarët për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19. 

“Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve. Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp”, shkruan ministrja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?