English

Mbytet një varkë pranë Siçilisë. Dy emigrantë të vdekur, një i zhdukur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy emigrantë kanë vdekur dhe një është zhdukur pasi një varkë me më shumë se 30 persona u mbyt rreth 27 kilometra në juglindje të qytetit italian të Sirakuzës në Siçili, njoftoi sot Roja Bregdetare Italiane.

- Advertisement -

Në deklaratë thuhet se roja bregdetare shpëtoi 34 emigrantë dhe i çoi në portin e Sirakuzës pasi morën një telefonatë fatkeqësie të shtunën vonë dhe dërgoi një varkë dhe aeroplan në zonë, raportoi Reuters.

Theksohet se në varkë kishte sirianë, egjiptianë dhe bengalianë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdheun qendror që nga viti 2014.

Një raport i zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi thotë se të paktën 167 persona kanë vdekur në Mesdheun qendror që nga fillimi i vitit, ndërsa 324 persona janë të zhdukur.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?