Tetë fëmijë ishin midis 11 emigrantëve që u mbytën kur anija në të cilën po udhëtonin u fundos në brigjet e Egjeut në Turqi. 8 persona të tjerë u shpëtuan para Çeşme, një vendpushim turistik në brigjet e Egjeut, shumë afër ishullit Grek të Chios.
Tragjedia ndodhi vetëm një ditë pas mbytjes së anijes në të cilën 12 emigrantë u zhdukën, në ishullin Grek të Paxos, në Detin Jon.
Turqia është një pikë kryesore për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë. Shumë njerëz ikin nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre. Shumica vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Siria. Turqia është shtëpia e rreth 4 milion refugjatëve, më shumë 3 miliona e gjysmë janë sirianë.