English

Me 197 km/h dhe pa rrip, gjobitet shoferi i “Audit”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 27-vjeçar është gjobitur me 55 000 lekë të reja pasi u kap nga policia rrugore e Kukësit teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

- Advertisement -

I riu nga Kosova ishte duke ecur me një automjet tip Audi me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”,

Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj, sqaron policia.

Gjithashtu, gjatë kësaj fundjave nga shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatëse:

“357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit; 70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit. Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”, tha policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?