English

Me dhjetëra qytetarë në Ukrainë protestojnë kundër të evakuarve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me dhjetëra qytetarë në Ukrainë kanë protestuar për të kundërshtuar ardhjen e një avioni, i cili solli të evakuarit nga provinca Hubei në Kinë që po përballet me koronavirus. Edhe pse autoritetet janë shprehur se nuk ka rrezik, qytetarët shprehin frikës se ata mund të infektohen.

- Advertisement -

Protestuesit nga fshati Novi Sanzhary bllokuan rrugën për në spital ku të evokuarit do të futen në karantinë për të paktën dy javë për t’u siguruar se nuk janë mbartës të virusit.

Me qindra policisë ishin në proteste për të ruajtur sigurinë. Protesta e detyroi Presidentin, Volodymyr Zelenskiy të publikoi një deklaratë duke i siguruar ukrainasit se nuk kishte asnjë rrezik, se autoritetet kishin bërë gjithçka të mundshme për të siguruar që virusi nuk do të përhapet në Ukrainë.

“Po ka një tjetër rrezik të cilin dua ta nënvizoj. Rreziku se po harrojmë se jemi të gjithë njerëz dhe jemi të gjithë ukrainas”, thuhej në deklaratën e Presidentit.

Përveç 45 ukrainasve, në avionin që zbarkoi të enjten në Ukrainë ishin 27 qytetarë të Argjentinës, si dhe qytetarë nga Republika Dominikane, Ekuador, El Salvador, Kazakistan, Kosta Rika dhe vende të tjera.

Autoritetet ukrainase thonë se, të gjithë pasagjerët në bord ishin ekzaminuar dy herë për virusin përpara se të lejoheshin të fluturonin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të qetësuar protestuesit.

Ukraina ende  nuk ka raste të konfirmuara të virusit. Ndërsa Kina raportoi një rënie të rasteve të reja me coronavirus në provincën Hubei ku dhe shpërtheu megjithëse numri i të vdekurve deri më tani ka arritur mbi 2,000. Megjithatë COVID-19 është shndërruar nga emergjencat më të mëdha globale të shëndetit në dekadat e fundit.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?