English

Me drogë, armë dhe municion, arrestohet i “forti” në Berat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy shtetas 40-vjeçarë, në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar  të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan gjithashtu një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, në një rast tjetër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin K. O., 40 vjeç, banues në Kamzë, i shpallur më herët në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. K. O. dyshohet se në vitin 2021 ka vjedhur një automjet në qytetin e Kuçovës.

Të dy rastet janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?