Policia e Fierit ka arrestuar dy persona në kuadër të në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Në poranga ka përfunduar një 43-vjeçar, në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi dozash kanabisi gati për shitje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Gjithashtu, sepse ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thueht në njoftimin e policisë.
Sakaq policia bën me dije se është arrestuar dhe një 53 vjeçar, banues në fshatin Barbullinjë, i cili u ndalua në flagranë duke thyer masën e “Arrestit shtëpiak”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi ka dalë nga banesa, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe për motive të dobëta, në një lokal, ka goditur me grushte, 2 shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Goditet klani kriminal në Itali, 20 shqiptarë të arrestuar dhe 3 milion euro drogë
- Gjykata italiane liron “Zotin e drogës”: E ka shlyer dënimin në Shqipëri