Policia ka zbardhur detaje sa i takon hetimeve lidhur vetëvrasjen e shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i cili përpara këtij akti ka vrarë gruan dhe dy qentë.
Pas hetimeve Policia ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale: litarët e gjendur në trupin e dy kufomave, një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori, dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz, një telefon celular dhe automjetin me të cilin lëvizte Wertz.
Euronews Albania mëson se hetuesit pas gjetjes së letrës që Matthew Wertz mendohet të ketë shkruar para se të ndërmerrte aktin ekstrem, kanë kryer dhe ekspertizën kaligrafike për të krahasuar shkrimin e mësuesit.
Në letrën e gjetur shkruhej:
“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.
Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika.
Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen).
Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).
Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.
LEXONI GJITHASHTU:
- E rëndë në Tiranë! Burri mbyt gruan dhe qentë, më pas vret veten
- “Më fal baba, po vras njerëzit e dashur”, letra e pedagogut para krimit makabër