41-vjeçari Mario Sinani u arrestua të martën, pasi dyshohej se ishte autori i ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku zyra e noterit Aleko Anagnosti u përfshi nga flakët.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ditën e sotme, Sinani ka pranuar para hetuesve se ai është autori dhe se është paguar.
Ai ka përshkruar personin i cili e ka paguar për t’i vënë flakën zyrës së Anagnostit, por theksoi se nuk e di identitetin e tij.
Që prej 1 qershorit, noteri Anagnosti është arrestuar, pasi dyshohet se ka firmosur disa kontrata pronësie me dokumenta te falsifikuara.
LEXONI GJITHASHTU
- Arrestohet 41-vjeçari që dogji zyrën e noterit në Sarandë
- Zjarr në zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim të pronës