English

Me pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste, arrestohet sërish Vladimir Gjuta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pak ditë pasi doli nga qelitë e paraburgimit për dhunimin e kushëririt, Vladimir Gjuta ra sërish në prangat e policisë, kësaj here me një pistoletë në brez, pranë selisë së Partisë Socialiste.

- Advertisement -

Gjithçka ndodhi pak minuta para se të niste mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ndërsa 40-vjeçari u ndalua nga efektivët e Gardës dhe forcat Shqiponja, që mbërritën menjëherë në vendngjarje. 

Vladimir Gjuta tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Gardës pasi mbante një kapele dhe në atë moment drejt selisë së Partisë Socialiste po shkonte kryeministri Edi Rama. Gjutës ju sekuestrua arma me 20 fishekë dhe një sasi e konsiderueshme valutë e huaj, euro dhe paund.  

Pas marrjes në pyetje ai iu tha hetuesve se pistoletën e mbante pasi do këmbente shumën e parave në zonën e njohur si “Dollari”.

40-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar si i përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli tek farmacia e Bashkim Tahirit, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më herët, për dhunimin e babait, Gjykata e Tiranës ka dhënë për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri, ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitjeje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?