English

Me shpejtësi të lartë në Transballkanike, “Benzi” përplaset me trafikndarësen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një automjet i llojit Benz është përfshirë në një aksident mesditën e të dielës në Vlorë.

- Advertisement -

Mjeti Benz duke qarkulluar me shpejtësi të lartë përgjatë aksit Transballkanike në afërsi të paraburgimit të Vlorës ka rrëshqitur duke dalë në trafikndarëse.

Mjeti me shpejtësi në kthesë ka tentuar të frenojë por për shkak të lagështisë në rrugë nuk ka mundur të frenojë duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse.

Ai ka goditur shtyllën e cila është rrëzuar përtokë dhe fatmirësisht nuk ka rënë mbi një tjetër automjet pasi aksi është tepër i frekuentuar në këtë orar të ditës.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale por drejtuesi i mjetit i cili udhëtonte në ato momente vetëm nuk ka pësuar lëndime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?