English

Më shumë se 53% e shqiptarëve janë të pakënaqur me sistemin shëndetësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një studimi i Komisionit Europian i cili ka vlerësuar nivelin e kënaqësisë me shërbimet shëndetësore lokale, mjekët dhe spitalet ka nxjerrë në pah se më pak se gjysma e shqiptarëve kanë dhënë vlerësim pozitiv, shifër kjo ndjeshëm më e ulët se mesatarja europiane, e cila është mbi 70% vlerësim pozitiv.

- Advertisement -

Por vendi ynë renditet ndjeshëm më lart se disa vende të rajonit. Vetëm 27% e banorëve të Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe 36% e banorëve të Podgoricës në Mali i Zi janë shprehur të kënaqur me shërbimin shëndetësore, duke u renditur kështu në fund të listës së vendeve të marra në studim.

Studimi nxori në pah se në qytetet e shteteve anëtare perëndimore të BE-së,  renditen në krye të vendeve më të kënaqur me sistemin shëndetësore, ku pothuajse nëntë nga dhjetë banorë shprehin kënaqësi, ndërsa në qytetet e shteteve lindore të BE-së kjo shifër bie në pesë nga dhjetë Jashtë BE-së, niveli më i lartë i kënaqësisë me shërbimet shëndetësore gjendet në qytetet e zonës në Mbretërinë e Bashkuar me 76%, ndërsa më i ulëti në Ballkanin Perëndimor me 37%

 

 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?